Policia ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Personi me iniciale (N.N) është arrestuar për një ngjarje e cila ka ndodhur më 16 qershor 1999 në Kamenicë.
Nga njoftimi i PK’së, bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u proceduar për hetime më të thella në kuadër të rregullave të Policisë.
“Kamenicë 19.06.1999 – NN. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.”, ka njoftuar Policia