Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka pritur sot në një takim Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, Gjeneralin Daniel R. Hokanson, i cili ishte i shoqëruar edhe nga Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim.
Gjatë takimit Presidenti vlerësoi bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Begaj diskutoi me gjeneralin Hokanson edhe për zhvillimet në rajon, ku u ndal në veçanti te zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës.
Kjo vizitë në Shqipëri e këshilltarit të Biden vjen pas vizitës së tij në Beograd ku u takua me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.