Tollovi të mëdha janë shkaktuar në Prishtinë gjatë orëve të pasdites.
Qytetarë të shumtë kanë njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale që kanë mbetur të ngujuar në trafik.
Kolonat janë shkaktuar pas të reshurave të dendura të shiut që kanë përfshirë edhe Prishtinën, raporton Gazeta Express.
Është bërë e zakonshme që gjatë ditëve me shi, Prishtina të bllokohet nga veturat e shumta.