Kosova nuk u çlirua nga ushtarët amerikanë, tha deputeti tashmë i pavarur Fatmir Humolli.
Ai ka deklaruar se vendi do të ishte çliruar nga Serbia edhe pa ndihmën e SHBA-së.
“Kjo Kosovë çfarë është tash, nuk është falë tyre. Pa ta, pa ardh ushtria amerikane, ne ishim çliru. Kur u nisë lufta amerikanët na kanë quajtur terrorista”, tha ai në kanal 10.
Ndërsa për raportet aktuale të kryeministrit Kurti me aleatët perëndimorë, Humolli tha se të njëjtit kanë menduar se shefi i qeverisë është personalitet i njëjtë sikurse ish-kryeministrat e tjerë “të dëgjueshëm”.
“Kurti veç ka hasur në vështirësitë, në rrugën e gabuar ku kanë qenë të pashmangshme disa gjëra. Ndërkombëtarët kanë menduar që Kurti është personalitet i njëjtë sikurse Rugova, Thaçi, Mustafa e Haradinaj. E, tash ata befasohen qysh po na refuzon ti, kur ata tjerët na kanë dëgjuar”, shtoi Humolli