Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është deklaruar për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore.
Ai ka thënë se zgjedhjet mund të mbahen pas sundimit të ligjit dhe pas përgatitjes së terrenit.
“E dyta është që në përputhje me largimin e këtyre grupeve dhe përfundimit të të gjitha trazirave të dhunshme, të kemi zvogëlim të pranisë së policisë nëpër ndërtesa komunale në tri komunat në veri dhe më pastaj do të mund të angazhoheshim në një proces fer, demokratik zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme sepse jemi të vetëdijshëm që dalja ka qenë shumë e ulët herën e kaluar. Pra, po zgjedhje të reja, zgjedhje të parakohshme, por pas sundimit të ligjit dhe pas përgatitjes së terrenit”, tha Kurti.