Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci ka reaguar sot pas zhvillimeve të fundit në veri dhe paralajmërimeve për sanksione ndaj Kosovës dhe liderëve të shtetit, transmeton Gazeta Metro.
Ish-diplomati Peci në një postim në Facebook shkruan se fjalët dhe argumentet më nuk bëjnë punë.
Ai në fund ka përshëndetur me fjalën ‘mirupafshim në Kosovën e izoluar dhe te bankrotuar! Fundi i fundit, qysh e lypshim e gjetshim’.
“Mirupafshim në Kosovën e izoluar dhe te bankrotuar! Fundi i fundit, qysh e lypshim e gjetshim!”, shkruan ai.
“Po më duket se nuk jemi të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës ne te cilën gjendemi.
Fjalët dhe argumentet më nuk bëjnë pune!
Kapitulli i përkrahjes dhe partneritetit të vendeve kyçe te perëndimit me vendin tonë tanimë pothuajse është mbyllur!
Mirupafshim në Kosovën e izoluar dhe te bankrotuar! Fundi i fundit, qysh e lypshim e gjetshim!”, shkruan Peci