Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj dhjetëra personave dhe entiteteve në Iran, Kinë dhe Hong Kong, duke i akuzuar për një rrjet që mbështet programin ushtarak dhe të raketave të Iranit, teksa Uashingtoni ka rritur presionin ndaj Teheranit.
Në mesin e të sanksionuarve është edhe atasheu i mbrojtjes së Iranit në Pekin, Davoud Damghani, që Thesari e ka akuzuar për koordinim të blerjeve të pajisjeve që lidhen me ushtrinë. Këto blerje thuhet se janë bërë nga Kina për përdoruesit iranianë.
Sanksionet amerikane vijnë një ditë pasi Irani pretendoi se ka krijuar një raketë hipersonike, që sipas Teheranit, është e aftë për t’i mposhtur mbrojtjet ajrore dhe fluturon me shpejtësi 15 herë më të madhe se shpejtësia e zërit.