Një mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht në tualetin e një qendre tregtare.
Rasti në polici është raportuar nga babai i viktimës.
Siç raportuan disa media, i dyshuari në këtë rast është personi i cili mirëmban tualetin.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
Ulaj tha lidhur me rastin kanë nisur hetimet, dhe se hetimet po zhvillohet në bashkëpunim me policinë.
“Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime, i njëjti ka lëshuar disa autorizime për ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qellim te ndriçimit në plotni të rastit. Ndaj kësaj çështjeje aktualisht janë duke u zhvilluar hetime në koordinim të plotë me Policinë”,