Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë të ditur se është mbyllur konkursi për zyrtarë policor në veri të vendit.
Ai shkurt u tha gazetarëve se kanë aplikuar një numër i mjaftueshëm i kandidatëve.
“Ka përfunduar edhe ka aplikuar një numër i mjaftueshëm, ndërkohë do të njoftoheni. Është i mjaftueshëm”, tha ai.
Hoxha ka raportuar në Komisioni për Siguri, ku ka folur edhe për gjendjen e sigurisë në veri të vendit, për çka ka kërkuar që raportimi të bëhet me dyer të mbyllura.
Ai ka folur edhe për rritjen e numrit të rasteve të dhunës dhe zvogëlimin e rasteve të vrasjeve.