Mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu. Sa i përket temperaturave , ato do të jenë të pandryshueshme me ditët e javës së kaluar.
Mot kryesisht i ngjashëm me atë të të hënës, diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi.
Shkarkime rrufesh në shumë zona parashihen gati çdo ditë të kësaj jave por nuk përjashtohen mundësitë që në zona të izoluara të bie breshër, si pasojë e ndryshimeve termike dhe barike.
Pra, siç po vërehet nga ky parashikim, situata meteorologjike mbetet e pandryshuar me ditët e fundit të majit dhe fillimi të qershorit.
Gjykuar në aspektin territorial, reshjet me sasi më të mëdha priten në perëndim dhe veriperëndim të Dukagjinit.