Tashmë ka përfunduar takimi i Kurtit me Escobarin dhe Lajçakun. Dy emisarët ndërkombëtarë janë deklaruar për medie. Siç raporton Koha, Escobar ka treguar se i kanë prezantuar Kurtit kërkesat e njëjta.
Pas takimit, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbisë, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se ka pasur një diskutim të gjatë dhe të vështirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Pas takimit me Kurtin, Lajçak ka prezantuar një propozim tre-pikësh për të dalë nga situata aktuale. Sipas tij, pikat e propozuara janë: shtensionimi i tensioneve, organizimi i zgjedhjeve të shpejta në veri dhe rikthimi në dialog për normalizim.
“E para është shtensionimi, e dyta zgjedhje të shpejta në veri dhe e treta rikthimi në dialogun për normalizim”, – ka deklaruar Lajçak.