Dhjetëra ushtarë të KFOR-it, mbetën të plagosur si pasojë e protestave të dhunshme të huliganëve serbë, në veri të vendit, javën që e lamë pas.
Madje, situata e tensionuar, mori vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare, ndërsa gjermanja Bild, specifikon sesi mbi kokat e ushtarëve të NATO-s, serbët, kishin zhgarravitur simbolin e pushtimit rus ”Z’”.
”‘’Z’’ bëhet simbol i protestës serbe kundër forcave të NATO-s në Kosovë”, shpjegohej mes tjerash ky moment i kapur në fotografi, ndërsa ushtarakët e KFOR-it duket të pushonin në njërën prej zonave ku dhe po kryenin detyrën.