Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka vizituar dy krytetarët që vijnë nga PDK-ja në dy komunat veriore, Zveçan e Zubin Potok.
Krasniqi ka thënë se i ka falënderuar për sakrificën, vullnetin dhe punën gjatë këtyre ditëve.
Postimi:
Sot, vizitova Zveçanin dhe Zubin Potokun, ku takova Kryetarët e këtyre dy komunave, Ilir Pecin në fshatin Kelmend dhe Izmir Zeqirin në fshatin Çabër.
Pashë nga afër sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen jo vetëm Kryetarët e komunave, por edhe qytetarët shqiptarë në këto vendbanime.
Të dy kryetarët i falënderova për përkushtimin, sakrificën dhe vullnetin, që, përkundër kushteve jo adekuate, detyrën e tyre ta ushtrojnë me durim, përgjegjësi dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke kontribuar në paqe dhe shtensionim të situatës në komunat e tyre.
Para se gjithash, sot, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci janë në shërbim të qytetarëve, të komunave të tyre dhe të shtetit të Kosovës. Dhe, për këtë, ata gëzojnë mbështetjen e plotë timen dhe të Partisë Demokratike të Kosovës.