Në Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere kanë debatuar ashpër ministri i Financave Hekuran Murati dhe bashkëpartiaku i tij, deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, raporton Ekonomia Online.Teksa po shytohej Raporti vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, Murati i është përgjigjur deputetit të PDK-së, Ferat Shala në lidhje më numrin e këshilltarëve politik.
Me këtë rast ai tha se Qeveria ka këshilltarë politik më pak se sa deputetët që kanë asistentë.“Këshilltarë politik, meqë po pyet deputeti Shala, kam pak secilido ministër para meje. E tërë Qeveria më pak se sa deputetët që kanë asistentë tani”, tha Murati.Me këtë rast reagoi deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, duke thënë se ministri flet të pavërteta.
Ai shtoi se sa herë që Murati vjen në Komision i sulmon deputetët.“Mos fol të pavërteta se nuk kanë marrë gjithë deputetet. Nuk mund të flasësh të pavërteta, edhe nëse i marrim të gjithë, ju sërish keni më shumë këshilltarë se sa deputetët që kanë asistentë. Sa këshilltarë janë gjithë komplet, nëse jep kësi vlerësime. Ku e ke problemin me deputetët, pse duhesh t’i sulmosh sa herë vjen në Komision? Sa është numri?”, ka pyetur Rrahmani.Murati duke i’u përgjigjur Rrahmanit tha se “Një ministër i ka gjashtë këshilltarë, 15 ministri bëjnë 90 këshilltarë”.