Drejtori për siguri Bedri Elezi, jep një lajmë të mire për të gjithë ata të cilet gjendën nepër kampët siriane. Ketë Elezi e bëri të ditur në llogarin e ti në facebook ja postimi ti:
Vendosja e kontigjentit të forcave Amerikane në zonën e Al Haska në Siri, shpresë për kthimin grave dhe fëmijëve nga Siria, në Kosovë.
Më në fund një lajm i mir nga Siria. Aktualisht në zonën e Al Haska të Sirisë – zonë e cila kontrollohet nga forcat Kurde, janë vendosur një numër i konsideruar i forcave të ushtrisë Amerikane si garanci e lirë së asaj zone, e cila kohëve të fundit është mjaftë e trazuar.
Ushtria Amerikane kishte mundësuar kthimin e 110 garve dhe fëmijve nga Siria para dy viteve në Kosovë, përkatësisht në muajin prill 2019, kështu që vendosja e kontigjentit të forcave Amerikane në këtë zonë, është premtim serioz i kthimit edhe të 89 kosovarëve të tjerë të cilët aktualisht janë në Siri.
Qeveria Amerikane, përkatësisht ushtria e sajë në Siri ka qenë dhe gjithashtu mbesin shpresë e normalizimit të situatës së sigurisë në Siri si dhe gjithë lindjën e mesme, andaj ky fakt na bënë më të bindur se qytetarët e Kosovës të cilët janë në ato zona janë më të sigurt se më parë.