Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rrahje që ka ndodhur në Obiliq ditën e djeshme, mes katër personave, shkruan Gazeta Metro.
Si pasojë e kësaj, dy femra dhe dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Fsh. Plemetin , Obiliq 04.06.2023-20:19. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje. Lëndime trupore kanë pësuar dy femra dhe dy meshkuj kosovarë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, ka njoftuar PK’ja