Boshko Savkoviq, shkrimtar dhe gazetar, u arrestua sot në banesën e tij me dyshimin se mbante një pankartë me një kukull të “presidentit të varur të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.
Siç tha vajza e Boshkos, Emilia, katër burra u shfaqën në derën e tyre pa asnjë urdhër arresti. Ajo thotë se nuk janë legjitimuar.
Ai u ndalua për një intervistë informative në lidhje me kukullën që u shfaq në pankartën e tyre që mbanin në protestën e djeshme, “Serbia kundër dhunës”.
Ajo përmend se babai i saj, Savkoviq, është themeluesi i gazetës satirike “Nasa krmaca”, simbol i luftës për lirinë e gazetarisë, e cila u rrah në rrugë nga njerëzit e Vuçiqit.
Sipas informacioneve të fundit jozyrtare, Savkoviq nesër do të dalë para prokurorit. Ai akuzohet se ka bërë thirrje për shkatërrim me dhunë të rendit kushtetues dhe sigurisë. Ai u ndalua për 48 orë