Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar kryeministrin Albin Kurti të shkojnë në veri dhe të vizitojnë kryetarët e rinj të komunave.
Kjo thirrje e Krasniqit vjen përmes një video të publikuar në rrjetin social në Facebook nga vetë kryetari i PDK-së.
“Kryeministër, çu shkojmë në veri. Priju njerëzve!Kryeministër, leji fjalët e çu shkojmë në veri. Lej, mos u lidh mbas Izmirit, Ilirit, Lulzimit e Erdenin. Hajde qu skojmë në veri. Kryeministër je, priju njerëzve. Pse po i shtin ata me zor atje me rreziku jetën e vet. Hajde ti rrezikoje i pari e unë pas teje i dyti. Çu sot, pasdite, në mbrëmje, nesër, pasnesër, kur të duash”, ka thënë Krasniqi.
Ndryshe, tensionet janë kthyer në pjesën veriore të Kosovës, pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit për katër kryetarët e komunave në veri të vendit, të cilat i fituan kandidatët shqiptarë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.