Tre persona pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete, pasi që nuk iu ka mjaftuar rrahja mes vete, ata kanë filluar që të sulmojnë veturat e njëri tjetrit.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës
“Fshati Smallush, Lipjan 13.03.2021 – 12:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete. Të dyshuarit, pas rrahjes kishin dëmtuar veturat e njëri tjetrit. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim të Policisë.
Policia ka vënë në dukje se të dyshuarit janë në lidhje familjare. Nga të dyshuarit janë konfiskuar një pushkë gjuetie me katër fishekë, dy sëpata dhe një bateri elektrike. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.