Tashmë që nis sezoni turistik veror, Kosova ka kërkuar nga Mali i Zi që të rinjtjë nën moshën 16 vjeçare të lejohen të kalojnë kufirin edhe vetëm me çertfikatë të lindjes, ka bërë të ditur Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në një deklarim për agjensionin kosovar të lajmeve “KosovaPress”.
“Jemi në kontakt të afërt me homologët tonë (malazias)…Kemi përgjigje pozitive që do ta konsiderojnë për turistët tanë (shën red: me siguri po mendon ‘turistët e tyre’, ngase fjala është për kosovarët që shkojnë në Mal të Zi) sidomos gjatë sezonit të verit”, tha Hajdari.
“Është në interes jo vetëm me Malin e Zi, por edhe me Shqipërinë, Maqedoninë, Bosnjën dhe me të gjitha vendet e rajonit që të kemi një ofertë turistike të përbashkët, por edhe lehtësira në kalimin kufitar të qytetarëve tanë. Pritet një përgjigje pozitive por ta shohim sa herët është kjo përgjigje”, shtoi Hajdari.