Duke i reaguar Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, se draft-Statuti i paraqitur më 2 maj në Bruksel nga Ekipi Menaxhues as që mund të konsiderohet ndonjëherë nga pala kosovare, kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, e merr si të mirëqenë se “(Kryeministri i Kosovës, Albin) Kurti nuk do themelojë kurrë Asociacionin”. Madje Petkoviq e etiketoi në Twitter edhe Ndërmjetësin e Bashkimit Evropian në Dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq.
Për më tepër, edhe krejt ngjarjet e fundit në veri me tre kryetarët e rinj shqiptarë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, Petkoviq pretendon se janë bërë sa për t’u shmangur detyrimi i themelimit të Asociacionin të Komunave të banuara me shumicë serbe. “Kurti shkaktoi konflikt në veri sepse nuk dëshiron të themelojë ZSO-në”
“Sa herë ia kemi thënë këtë Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçakut se Kurti nuk do ta themelojë kurrë Asociacionin. Dhe sot Prishtina e konfirmuan për të njëqindtën herë”, ka shkruar Petar Petkoviq në llogarinë e tij në Twitter.