Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli vlerëson se Kosova rrezikon mos anëtarësimin në Këshillin e Evropës, krejt kjo pas situatës së krijuar në veri.
Ai i tha Ekonomia Online, mos anëtarësimin në këtë mekanizëm shumë të rëndësishëm sidomos për të drejtat e njeriut, mund të vije edhe si rezultat i moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtuese për pronat për Manastirin e Deçanit.
Ai thotë se ndërkombëtarët e kanë qortuar Kosovën se për veprimet në veri nuk është koordinuar me ta dhe jo se nuk është në të drejtën e saj.
Kurse kur foli për raportimet se mund të pezullohet procesi i liberalizimit të vizave, sipas tij, deri sa nuk konfirmim zyrtar s’mund të pohohet për një epilog të tillë.
“Kosova vetëm se i ka marrë disa dënim me pezullimin e saj nga ‘Defender 2023’, ajo që është më e rrezikshme është që Kosova do ta ketë të vështirë të anëtarësohet në Këshillin e Evropës edhe përkundër mbështetjes që e ka pasur, kjo sipas QUINT-it lidhet edhe me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtuese për pronat e Manastirit të Deçanit. Mund të ndodh që Kosova ta rrezikojë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, kjo mund të jetë epilogun më i drejtpërdrejtë”.
“Ka pasur spekulimi se kjo edhe mund të ndodh mirëpo deri më tani nuk kemi asnjë konfirmim se po shqyrtohet një mundësi e tillë, prandaj përderisa nuk ka diçka zyrtare nuk mund ta pohojmë me siguri se mund të ketë këtë epilog”.
“Ndërkombëtar nuk e kanë akuzuar jo që nuk është në të drejtë e saj, por shqetësimi i tyre ka qenë që veprimi ka qenë i pakoordinuar me ta dhe ka qenë i marrë në mënyrë të njëanshme”.
Ai thotë se pas deklarimeve se ShBA-ja nuk ka vullnet për të lobuar për njohjen e Kosovës, këtë mund ta shfrytëzoj Serbia në cdo aspekt, raporton EO.
“Padyshim atë e bërë të qartë ambasadori Hovenier që tashmë në Uashington nuk ka një vullnet për lobuar për anëtarësimin e Kosovës apo për të siguruar njohje. Nëse ShBA heq dorë nga lobimi nuk besoj që ndonjë vend do të jetë prioritete e këtij procesi”.