Xhudistja Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Dushanbe që po mbahet në Taxhikistan.
Në kuadër të kategorisë deri në 70 kilogramë, Kuka e mposhti në raundin final të repesazhit britaniken Katie-Jemima Yeats-Brown.
Për Kukën, kategoria deri në 70 kilogramë ishte kategori e re, dhe këtë gjë e konfirmoi trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka, i cili shtoi se Loriana u stolis me të bronztën në një shtet të largët që se njeh vendin tonë, rezultat ky i veçantë për shtetin tonë.
“Loriana fiton medalje në Tajikistanin e largët që se njeh ende vendin tonë por sporti dhe sportistët tanë po shkojnë përtej,duke forcuar themelet e shtetit tonë kudo nëpër Botë!. 3 fitore të Lorianes mjaftuan që në Kosovë të kthehet me medalje. Medalje në kategorinë e re,kemi vendos së bashku të sfidohem në kategorinë 70 kg dhe medalja erdhi me shpresë drejt asaj Olimpike për të cilën edhe do punojmë fortë!”, ka shkruar më tej Kuka.