Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se kërkesa që zgjedhjet të përsëriten në veri dhe të organizohen nga OSBE-ja, paraqet një kthim prapa për Kosovën.
Hoxhaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se “në dekadën e kaluar, organizimi i zgjedhjeve në Veri të Kosovës është kryer ekskluzivisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës (KQZ)”.
“Në dekadën e kaluar, organizimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës është kryer ekskluzivisht nga KQZ-ja e Kosovës.
Kërkesa që zgjedhjet të përsëriten në veri dhe të organizohen nga OSBE-ja, paraqet një kthim prapa për Kosovën”, ka shkruar ai.