Feride Rushiti që udhëheq Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) deklaron se institucionet kanë krijuar vakum ligjor tash e sa muaj.
Në Bosnje dhe Hercegovinë në federatë nuk kemi një periudhë të kufizuar deri, në të cilën gratë mund të paraqesin kërkesë për realizimin e statutit të viktimës civile së luftës. Pse mendoj se nuk duhet të ketë fare periudhë? Askush në këtë botë, asnjë ekspert, asnjë profesionist nuk mund të thotë kur një grua, një person që i ka mbijetuar përdhunimit, do të flasë dhe do të kërkojë ndihmë dhe mbështetje.
Pra, është një formë suptile e dhunës, është një traumë që e ha gruan, tani flasim për gruan, nuk e dimë se çfarë do ta motivojë atë, çfarë do ta inkurajojë dhe fuqizojë që ajo të fol. Unë thjesht do të doja të dëgjoja arsyen dhe atëherë fola me delegacionin se pse duhet të ketë një afat kohor deri kur njerëzit mund të paraqesin kërkesë”,
Ky kufizim kohor për njohjen e statusit ligjërisht nga shteti, siç thotë Husic, është edhe mesazh për mbyllje të historisë së luftës.
Për plotësimin-ndryshimin e ligjit që pritet të votohet së shpejti në kuvend, flet edhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje. Ajo deklaron se po bëhet presion i panevojshëm për viktimat e dhunës seksuale.
“Unë mendoj se është një presion i panevojshëm për personin, i cili po dëshiron të lajmërohet në këtë adresë. Edhe unë kam pasur një shpresë se do të jetë si në Bosnje Hercegovinë ose në Kroaci, pa e limituar në kohë.
Edhe unë kam shpresuar se ne mundemi ta bëjmë këtë. Sepse mendoj që është vërtetë shkelje e të drejtave, që të limitohesh me kohë se kur duhesh. Ne shumë herë kemi pasur kontakt me femrat edhe me meshkujt, i cili praktikisht po dëshiron të lajmërohet. Edhe e kemi pasur një rast, një grua, e cila ka pritur që dikush nga familja të vdesë dhe pastaj të lajmërojë veten si pjesë e kësaj kategorie të dëmtuar. Nuk mendoj se është mirë, kemi bërë një hap të panevojshëm”, thotë Balje.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron për KosovaPress se propozimi për zgjatjen e këtij mandati se ka ardhur nga Komisioni Qeveritar. Sipas saj, në të ardhmen mund të ketë sërish kërkesa për zgjatjen e afatit për aplikim.
“Komisioni, i cili ka qenë i mandatuar që të adresojë këtë çështje na ka treguar që kanë nevojë për afat shtesë në raport me këtë çështje, gjegjësisht për aplikim të personave që janë dhunuar seksualisht gjatë luftës.
Prandaj, si Qeveri e Republikës së Kosovës duke pasur parasysh që referuar raporteve vendore dhe ndërkombëtare flitet për 20 mijë persona të dhunuar gjatë luftës, pastaj kemi parë se sa është numri i aplikimeve.
Sigurisht që kemi konsideruar që është e rëndësishme që ky afat të zgjatet. Në të ardhmen edhe mund të ketë kërkesa shtesë që ky afat të rritet sërish, por ne kemi vepruar në përputhje me kërkesat e komisionit, sepse ata kanë qenë në fakt personat përgjegjës që janë marrë me këtë çështje dhe kemi proceduar ndryshimin në Kuvendin e Kosovës”, deklaron Haxhiu.
E para e drejtësisë pret se kjo çështje të trajtohet shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës.
“Qeveria ka proceduar këtë projektligj në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht këtë ndryshim. Tash presim që Kuvendi i Kosovës ta trajtojë me prioritetin e njëjtë sikurse edhe e ka bërë këtë qeveria”, përfundon Haxhiu.
Ndryshe, aprovimi i statusit të viktimës së dhunës seksuale u jep të drejtë viktimave që të marrin pagesë mujore prej 230 euro në muaj. Statusi i viktimës së dhunës seksuale është njohur me ligj në vitin 2024. Ndërkaq, Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale ka filluar punën zyrtarisht në shkurt të vitit 2018