Sot në Grand Prix Dushanbe të Taxhikistanit, përveç Loriana Kukës u ndesh edhe xhudisti tjetër i yni, Akil Gjakova, i cili e mbylli këtë garë në vendin e shtatë.
Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova në raundin e parë ishte i lirë, kurse në të dytin e mposhti me Wazaari xhudistin rumun, Alexandru Raicu.
Gjakova e vazhdoi me fitore edhe në raundin e tretë, ku e mposhti me Wazaari xhudistin nga Mongolia, Usukhjargal Altaibaatar.
Më pas, Akili u ndal në çerekfinale, ku pësoi humbje me Wazaari dhe Ippon nga xhudisti rus, Makhmadbek Makhmadbekov.
Gjakova humbi më pas edhe në repesazh me Wazaari dhe tri dënime për Ippon, kundër francezit Benjamin Axus.