Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur qëndrimin dhe deklaratat e Josef Borell, sa i takon situatës në veri të Kosovës.
Rama thotë se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë sa me shpejt kërkesat e BE-së, nëse nuk duan që të përballen me sanksione të forta.
Rama: BE-ja nuk mund të ishte më e qartë! Vazhdimi me këtë mosplan absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe ku zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë për të kënduar në kufirin e një vendi tjetër nuk mund të ishte më pak evropiane.
Shpresoj shumë që Kosova jonë vëllazërore dhe Serbia mike do ta zgjidhin këtë konflikt përpara se BE-ja të zbatojë masa të forta kundër tyre. Ata duhet të veprojnë shpejt dhe të kuptojnë se përmbushja e kërkesave të BE-së do të thotë kthim në vete si shtete evropiane përgjegjëse.