Dërgohet në gjyq 27-vjeçari shqiptari që në nëntor të vitit të kaluar përplasi dhe tërhoqi zvarrë një 21-vjeçare greke.
Nga ekspertiza teknike ka rezultuar se mjeti ka qenë teknikisht i pasigurt dhe veçanërisht i rrezikshëm, ndërsa më pas përshkruhet shpejtësia e tepruar me të cilën 27-vjeçari drejtonte, 104.12 km/h, shkruajnë mediat greke.
“I pandehuri ishte me shpejtësi 104.12 km/h, pra shumë më e lartë se maksimumi i lejuar në atë pikë (50 km/orë si zonë banimi) dhe në momentin kur këmbësori Emmanuela Kariorakis ka kaluar rrugën i akuzuari ka vazhduar me shpejtësi” thuhet në dosje.