Sulmuesi i Totenhemit, Herri Kejn mund të transferohet tek Real Madridi, sipas medias spanjolle “MARCA”.
Edhe pse Benzema nuk e ka bërë të ditur vendimin e tij nëse do të largohet apo do të qëndrojë, ekipi ka nevojë për një sulmues.
Largimi i tij nuk duket i lehtë pasi kontrata i përfundon për një vit, por duke qenë se “Spursat” janë jashtë Championsit, kapiteni i Anglisë mund të kërkonte prishjen e kontratës.
Çdo pritet të vuloset ditët e ardhshme, nëse do të ketë një reagim nga klubi apo futbollisti.