Ambasadorja amerikane, Yuri Kim e ka konsideruar si zhgënjyes vendimin e gjykatës për lirimin e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, ambasadorja amerikane thekson se të tilla veprime do të kenë pasoja, ndërsa mënyrat e vjetra të mosndëshkimit duhet të marrin fund.
Yuri Kim shkruan se këto vendime të drejtësisë nuk janë të pranueshme për një vend anëtar në NATO e që aspiron të jetë pjesë e BE.
“SHUMË ZHGËNJYESE TË SHOHËSH SE MËNYRAT E VJETRA TË MOSNDËSHKIMIT DHE PRIVILEGJIMIT PËR DISA VAZHDOJNË NË SHQIPËRI SISTEMIN E DREJTËSISË. KËTO MËNYRA TË VJETRA NUK JANË TË PËRSHTATSHME PËR NJË ALEAT TË NATO-S DHE ASPIRANTËVE TË BE-SË DHE ATO DUHET TË REFUZOHEN ME VENDOSMËRI. SHBA E KONSIDERON KORRUPSIONIN SI NJË KËRCËNIM THELBËSOR TË SIGURISË KOMBËTARE. ATA QË MERREN ME DHËNIEN OSE PRANIMIN E KËRCËNIMEVE DHE NXITJEVE – PËR SHEMBULL, PËR TË NDIHMUAR MIQTË E FUQISHËM – DUHET TË KUPTOJNË SE VEPRIMET E TYRE DO TË KENË PASOJA.’, SHKRUAN KIM.
Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u lirua nga qelia këtë të premte, ndërsa pjesën tjetër të dënimit do ta vuajë në shtëpi. Sipas vendimit, shkak është bërë gjendja shëndetësore e bashkëshortes së Tahirit dhe nevoja për përkujdesje për dy fëmijët e tij të mitur.