Shetetet e Bashkuara të Amerikës kanë dalë me një plan për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.
Senatori Chris Murphy ka propozuar zgjedhje të reja në veri, tërheqje të policisë së Kosovës nga veriu dhe dhënien fund të protestave.
Po ashtu ai ka propozuar qasje të kufizuar në objektet komunale për nëpunësit civil dhe respektim të marrëveshjeve të mëparshme Kosovë-Serbi përfshirë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.