GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

De Riu: Italia vazhdon ta mbështesë Kosovën, i nevojshëm de-eskalimi i situatës në veri

01/06/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
De Riu: Italia vazhdon ta mbështesë Kosovën, i nevojshëm de-eskalimi i situatës në veri
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka theksuar nevojën për de-eskalimin e situatës në veri të Mitrovicës.

Ambasadori De Riu tha se është thelbësore që palët të bëjnë një hap prapa për uljen e tensioneve në katër komunat veriore.

Në pritjen solemne me rastin e festës Kombëtare të Italisë, De Riu, riktheskoi mbështetjen ndaj Kosovës dhe bashkëpunimin e ndërsjellë ekonomik.

“NATO dhe ushtria jonë do të mbeten për të garantuar stabilitetin dhe për të parandaluar përkeqësimin e situatës, por është thelbësore që të shmangen veprimet e mëtejshme të njëanshme nga të gjitha palët e përfshira që menjëherë të bëjnë një hap prapa dhe të kontribuojnë në zbutjen e tensioneve. Qeveria italiane do të vazhdojë të punojë për rivendosjen e qetësisë dhe kthimin në rrugën e dialogut dhe diplomacisë në koordinim të ngushtë me aleatët tanë, duke filluar nga BE-ja dhe Kuinti. Paqja dhe pajtimi janë pjesë e një procesi unik dhe Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian me Beogradin mbetet thelbësor në funksion të një marrëveshjeje normalizimi gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme, në përputhje me parimet e BE-së, veçanërisht pas rezultateve të rëndësishme të arritura në Bruksel dhe Ohër në shkurt dhe mars të kaluar. Si një partner kyç i BE-së dhe NATO-KFOR-it, Italia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë fazë vendimtare, duke mbështetur integrimin e saj në strukturat euroatlantike dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë, nëse kjo do të ketë nevojë për një qasje konstruktive nga Prishtina”, tha ai.

Në shënimin e pavarësisë së Italisë, ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se vlera e ushtarëve italian në Kosovë u tregua edhe të hënën, më 29 maj në Zveçan, ku u përballën me “turmën e infiltruar nga elementë të dhunshëm ekstremistë, pjesërisht nga jashtë Kosovës, me qëllime kriminale”.

Ai shtoi se ata që sulmojnë paqeruajtësit sulmojnë paqen

“Vlera e ushtarëve italianë u tregua plotësisht të hënën, më 29 maj në Zveçan, ku njësitë e KFOR-it u përballën me turmën e infiltruar nga elementë të dhunshëm ekstremistë, pjesërisht nga jashtë Kosovës, me qëllime kriminale, të cilët shpresoj se do të mbajnë përgjegjësi nga institucionet e rendit dhe ligjit të Republikës së Kosovës. 11 ushtarë të guximshëm italianë kanë mbetur të plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë, por fatmirësisht plagët nuk janë fatale. Sot nuk është dita për të folur se kush i sulmoi paqeruajtësit. Ata që sulmojnë paqeruajtësit sulmojnë paqen. Unë e di që ka një përpjekje për të fajësuar vetë njësitë e KFOR-it apo ato të policisë së Kosovës, por as KFOR-i dhe as policia nuk sulmuan askënd. Ata thjesht e bënë detyrën e tyre për t’u përballur me trazirat e urdhëruara nga jashtë dhe që nuk janë në interes të asnjë qytetari të Kosovës të asnjë etnie”, tha ai.

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Të hënën (29) protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni.

 

Tags: Ambasadori i Italise ne KosoveAntonello De Riutensionet
ShareTweetShare
Previous Post

“Në rrezik jo vetëm Kosova, por dhe Bosnja” Presidentja hungareze: Mund të kërcënohet siguria e Europës

Next Post

Atiq: Mitrovica e Veriut nuk është e bandave kriminale

Next Post
Atiq: Mitrovica e Veriut nuk është e bandave kriminale

Atiq: Mitrovica e Veriut nuk është e bandave kriminale

Lajmet e fundit

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.