Ulja e tensioneve në veri të Kosovës ishte kryefjalë e mesazhit të tyre, , duke kërkuar që Kosova e Serbia të gjejnë rrugën e zgjidhjes.
“Në këtë moment nevojitet një çtensionim i situatës, të tregohet maturi dhe durim dhe t’i shërbehet zgjidhjes së problemit dhe të jetë busulla e orientimit të dy vendeve për të arritur atë marrëveshje.”, – deklaroi presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Ndërmjet dialogut mbështesim paqen dhe integrimin e vendeve të rajonit. Në Kosovë shpresojmë të mos ketë më një situatë të tillë, të qetësohet sa më shpejt dhe palët të gjejnë rrugën drejt një paqeje afatgjate.”, – theksoi presidenti i Hungarisë, Katalin Novak.
Dhunën e protestuesve serbë në veri të Kosovës, kreu i shtetit e quajti të papranueshme.
“Keqpërdorimi i popullatës serbe në veri të Kosovës dhe dhuna e ushtruar ndaj KFOR dhe medias është e pajustifikueshme.”, – u shpreh presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.