Shkruan: Përparim Beqiri
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u acaruan sërish këto ditë pasi policia e Kosovës bastisi zonat e dominuara nga serbët në veri të vendit dhe konfiskoi ndërtesat e komunave lokale, që kryetarët e rinj të tri komunave veriore të kryejn obligimet e tyre aty.
Serbët lokal të komunave veriore janë përleshur ashpër me forcat e KFOR-it në veri, ku disa pjesëtar të KFOR-it mbetën të lënduar.
———————————————————————
Shumë reagime ndërkombëtare ndaj Qeverisë së Kosovës erdhën pas këtyre trazirave në veriun e Kosovës.
Reagimi i ShBA-ve, më saktësisht i sekretarit të shtetit z. Blinken i cili reagoi direkt ku theksoi se veprimet e qeverisë Kurti do të ketë pasoja në mardhëniet ShBA-Kosovë.
Ky ishte reagimi i parë më i ashpër ndonjëher nga ShBA-të për shtetin e Kosovës.
Këtij reagimi i’u bashkangjit edhe shteti gjerman, ku ambasadori Rohde poashtu dënoi veprimet në Veri të Kosovës i cili u pajtua me reagimin e ShBA-ve ndaj Kosovës.
Edhe shtetet tjera si Shqipëria, Franca, Anglia, Turqia etj. kërkuan stabilizim në veri të Kosovës.
Presidenti turk Recep Tayip Erdogan, në një bisedë telefonike me presidentin serb Vuçiq dhe me kryeministrin kosovar Kurti, i ka propozuar të qetësohen tensionet në mes dy vendeve, poashtu ka shprehur gadishmërin që Turqia të bëjë pjesë në çështjen e dialogut në çfardo mënyre.
———————————————————————
Këto trazira si duket i konvenojn vetëm shtetit rus, e cila po përballet me një luftë kundër Ukrainës.
Së fundmi ministri i jashtëm rus Lavrov ka komentuar situatën në Kosovë, ai tha se një luftë tjetër po përgaditet në qendrën e Evropës.
Rusia pikërisht dëshiron që një luftë e re të ndodh, ku shpresojn që mund të qasen më lehtë në territorin ukrainas dhe të mbajn sa më larg NATO’n nga territori i Rusisë.
Grupi rus ‘Wagner’ thuhet se janë nisur drejt Kosovës, grup i cili njihet si organizat ruse mercenare që operon ne Afrikë, Azi dhe Europë e në shumë vende tjera.
Edhe presidenti serb Vuçiq ka alarmuar ushtrinë serbe e cila është afër 2km kufirit të Kosovës.
——————————————————————-
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëshirojn të ketë konflikt të ri në Europë, më saktësisht nuk duan një Ukrainë-2 në Kosovë.
ShBA-të e dinë mirë se sa e rrezikshme do ishte afrimi i Rusisë në rajonin e Ballkanit.
Albin Kurti si duket gabimisht po i prish raportet me ShBA-të nga kokëfortësia e tij, njejt sikur muaj më parë që veproi me vendimin e targave ku pas reagimit të ambasadorit amerikan ai tërheqi atë vendim.
Prishja e raporteve ShBA-Kosovë mund të jetë debakli më i madh që i ka ndodhur Kosovës ndonjëherë në skenën politike.