Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka dënuar gjestet e dhunës ndaj gazetarëve në veri të Kosovës
Berisha shprehet se banditët kanë përdorur kundër gazetarëve dhe ekipeve të mediave dhe automjeteve të tyre, gurë, shkopinjë dhe eksplozivë, duke rrezikuar jo vetëm sigurinë e tyre fizike por edhe lirinë e fjalës
Ish kryeministri theksoi se dënon me ashpërsi këto sulme, ku dhe i quajti kriminale dhe të orkestruar nga Vuçiç dhe qeveria e tij.
“Banditë serb godasin mediat në veri të Kosovës. Të dashur miq, pas ushtarëve të KFOR-it, objekt sulmesh kryesor këto ditë kanë qenë gazetarët, kameramanët dhe automjetet e ekipeve të mediave të Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve të tjera që përmbushnin detyrën e tyre të informimit”.