Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri sot është dalë në vendin e tij të punës.
Zeqiri për portalin Arbresh.info, ka konfirmuar se sot ka dalë në vendin e tij të punës dhe po ushtron detyrën nga zyra për komunitete në fshatin Çabër.
Ai thotë se për momentin situata atje është e qetë dhe nuk ka ndonjë rrezik, raporton Arbresh.info.
“Po sot po momentalisht jemi këtu zyre, momentalisht është situatë e qetë”, tha ai.
Duke parë situatën e sotme, tensionet janë më të larta pasi që janë mbledhur dhjetëra qytetarë serbë në Komunën e Zveçanit dhe po protestojnë.
Po ashtu para pak minutash protestuesit kanë shpalosur një flamur serb të gjatë rreth 250 metra.
Dhe për këtë Arbresh.info, ka pyetur kryetarin se a mund të ketë provokime të tjera nga ata, ai ishte skeptik mbi këtë çështje.
“Nuk e di, mundet me pas eskalim, mundet edhe jo”, tha ai ndër të tjerash.