Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë.
Mes tjerash ai pati edhe një paralajmërim që dhuna, nuk i sjell progres Kosovës.
”Dhuna kthen Kosovën, prapa e po ashtu të gjithë rajonin. I vendos në rrezik aspiratat euroatlantike”.
Në një adresim për media, Stoltenberg bëri thirrje po ashtu se Prishtina dhe Beogradi, urgjent duhet të marrin hapa konkret, në depërshkallëzimin e situatës.