Mot kryesisht pranveror do të mbajë edhe gjatë ditës së sotme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë celsius.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si pasojë e fushave të fuqishme anticiklonike të cilat janë të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit.