Gazetari Vehbi Kajtazi ka bërë disa reagime të njëpasnjëshme pasi ShBA-të përjashtuan Kosovën nga stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023”.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet Defender Europe 2023, është pasoja e parë për Qeverinë e Kosovës, që ka refuzuar thirrjet e Uashingtonit që të shtensionojë situatën në veri.
Sipas Kajtazit, në Kosovë ka një pushtet amerikan dhe sipas tij, Kurti duhet të largohet nga politika.
“Nuk mendoj që shqiptarët e dojnë amerikanët, as Amerikën. Nuk është se e dojnë, por tuten mos po na lenë”, dëgjohet të ketë thënë Kurti, në një vite të realizuar vite më parë sa ishte në opozitë.
“Ne kemi ne pushtet nje antiamerikan. Rrjedhimisht kemi ne pushtet nje antikombetar. Sanksionet e Shteteve te Bashkuara te Amerikes kunder Kosoves jane rezultat i veprimeve antiamerikane dhe antikombetare te Albin Kurtit. E kam thene moti se eshte emergjence kombetare qe ky njeri te largohet nga politika. Dje, neser eshte vone. Se çfare mendon per Ameriken ai, degjojeni nga goja e tij”, shtoi Kajtazi.
Video më poshtë: