Gazetarët e Radios Evropa e Lirë në Zubin Potok raportojnë se ka përfunduar protesta e serbëve lokalë në këtë komunë.
Fotoja më poshtë e ilustron si duket kjo komunë rreth orës 15:00 të së martës.
Mëngjesin e së martës janë mbledhur protestues serbë në tri komunat veriore të Kosovës, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.
Protestat kanë qenë kryesisht të qeta, por grupe të caktuara protestuesish kanë sulmuar gazetarët dhe veturat e mediave kosovare e shqiptare.
Në anën tjetër, KFOR-i ka qendruar në prani të objekteve komunale që nga orët e para të mëngjesit të së martës, përderisa NATO ka bërë të ditur se ka dislokuar forca shtesë për t’i dalë në ndihmë KFOR-it në rast nevoje.
Vlen të theksohet se serbët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me protesta edhe ditëve të ardhshme “derisa kushtet e tyre të plotësohen”.
Çfarë po kërkojnë serbët është që të njëjtit të kthehen në objektet komunale dhe të vazhdojnë punën, pavarësisht se në katër komunat veriore të Kosovës janë zgjedhur 4 kryetarë të rinj.