Forcat paqeruajtëse të Natos në Kosovë KFOR ka thënë se 30 trupa të saj janë lënduar nga përplasjet e dhunshme me qytetarët e etnisë serbe në veri, transmeton Gazeta Metro.
Serbët u munduan të marrin në kontroll zyret e komunës së Zveqanit në veri të Kosovës ku u betua kryetari shqiptarë javën e kaluar, raporton The Associated Press.
Nga Kfori kanë thënë se 11 ushtarë italian dhe 19 tjerë hungarez kanë pësuar lëndime të shumta përfshirë frakturë dhe djegie nga eksplozivë të improvizuar. 3 ushtarë hungarez janë lënduar nga gjuajtje me armë mirëpo lëndimet e tyre nuk janë kërcënuese për jetë.
Serbët u përplasen me trupat e Nato’s në komunën e Zveqanit që gjendet 45 kilometra në veri të kryeqytetit, Prishtinës.
Komandanti i Kforit Major Gjeneral Angelo Michele Ristuccia ka thënë se të dyja palët duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë për çfarë ka ndodhur dhe të parandalojnë një eskalim të mëtutjeshëm në vend se të mshefën pas narrativave false.
Serbët etnik kanë planifikuar të mbledhen dhe të martën.
Presidenti serb Aleskander Vuçiq ka kaluar natën me trupat e ushtrisë serbe të cilat i ka vendosur në kufi me Kosovën. Ata janë vendosur në nivelin më alarmues shtetërorë bazuar në urdhrat e Vuçiq javën e kaluar. Vuçiq ka thënë se 52 serb kanë mbetur të lënduar nga përleshjet, 3 nga ta seriozisht.
Sipas Policisë së Kosovës 4 persona janë ndaluar.
Dhuna e djeshme ishte incidenti i fundit pas rritjes se tensioneve javën e kaluar kur serbët etnik në veriun e Kosovës u munduan ta bllokojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë të zgjedhur në objektet komunale. Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën dhe për të lejuar kryetarët të hyjnë në zyrë. Serbia ka vendosur ushtrinë nën alarmin më të lartë shtetërorë dhe ka rritur numrin e forcave të saj në kufi me Kosovën.