Një flamur serb i vendosur në qendër të Komunës së Graçanicës është djegur gjatë natës. Tensionet e fundit në Veri raportohet se janë zhvendosur edhe në Graçanicë, komunë kjo e banuar me shumicë serbe cila ndodhet rreth 7 kilometra larg kryeqytetit të Kosovës.
Flamuri i djegur ka ngjallur reagimin e banorëve serb në këtë komunë. Mëngjesin e sotëm ata kanë vendosur një flamur të ri tek Monument i Millosh Obiliqit në Graçanicë, njofton Gazeta Papirus.
Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq po ashtu e ka përmendur sot djegien e flamurit serb në Graçanicë, ndërsa kryerësin e kësaj vepre si ekstremist e ka cilësuar si ekstremist. Petkoviq prentendon se nxitës për të gjitha veprimet vandale është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.