Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, këtë të martë, pas takimit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, ku ka diskutuar për situatën në veri të Kosovës, ka thënë se paqja në Kosovë mund të ruhet vetëm nëse ka tërheqje urgjente të kryetarëve të sapozgjedhur.
Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiqi ka thënë se tërheqja urgjente e njësisë është kush për ruajtjen e paqes.
“Diskutova për ngjarjet aktuale në Kosovë me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe theksova se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës çojnë në dhunë kundër komunitetit serb, gjë që na largon nga paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon”, ka shkruar ai.
Në takim mori pjesë ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq.
Ndërkaq, Vuçiqi ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Antonio Tajani.