Deputeti i PDK-së, Hysen Berisha, ka mbështetur Qeverinë e Kosovës për funksionalizmin e mandatit të kryetarëve të komunave veriore.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk mund të negociohet për zbatimin e ligjshmërisë kushtetutshmërisë në tërë territorin e vendit.
Ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të mos tërhiqet përballë presionit.
“Në mbështetje të funksionalizimit të mandatit të Kryetarëve! (Nuk mund të negociohet për sundimin e ligjit, zbatimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në tërë vendin.) Paralajmërimi i sllovakut Lajcak, po rezulton të jet skenar i parapërgatitur e të cilin e paralajmëroj vet ai, se do të ketë konflikt të armatosur , në të kundërtën e implementimit të “zajednices” si republikë autonome në veri një model i republikave autonome ruse. Mbështetja diplomatike ndaj Vuciqit, është hap i gabuar ngase do të nxis trazira në rajon, si dhe mund të pritet që gjatë javës në vazhdim serbet do ngritën në revolta për ta hendikepuar procesin e përmbylljes së Pavarësisë përmes konfliktit.”, ka shkruar Berisha.
Ai ka bërë me dije se nuk do të lejohet që pas këtyre ngjarjeve të bëhet ndonjë marrëveshjes e dëmshme.
“Prandaj ne e mbështesim qeverinë që ti marrë masat e plota për ta zbatua ligjin. Pra, pa asnjë ekuivokë e mbështesim zbatimin e ligjshmërisë edhe funksionalizimin e mandatit të kryetarëve por, nuk do të tolerojmë të bëhet cirk me tensionimin e situatës e të bëni marrëveshje politike të dëmshme dhe kundër interesave shtetërore, siç kanë inskenua situata deri me tash, e më pastaj kanë arritur marrëveshje të dëmshme për Kosovën siç ka ndodhur nga Shtatori 2021, e deri me tani me marrëveshjet për lëvizje të lirë, targa, energji, Plani Brukselit apo kumulativisht Aneksi i Ohirit”, ka shkruar Berisha.