GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Zeqiri: Nuk dalim nesër në zyre, ambasadori amerikan na qortoi

29/05/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Zeqiri: Nuk dalim nesër në zyre, ambasadori amerikan na qortoi
Share on FacebookShare on Twitter

Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut, ka thënë se nesër, e martë, nuk do të shkojë në zyrë, as ai e as Ilir Peci, kryetari i Zveçanit, për shkak të gjendjes së krijuar dhe të pakoordinuar me ShBA-ne dhe BE-në.

Në një intervistë me Albanian Post, ai tha se dy kryetarët e komunave në veri nga radhët e PDK-së nuk do të dalin në zyre.

“Nuk do të shkojë në zyrë as unë as Ilir Peci, kryetari i Zveçanit, për shkak të gjendjes së krijuar dhe pakoordinuar me partnerët ndërkombëtarë”, tha ai.

Zeqiri deklaroi edhe se ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, i ka qortuar për hapat e ngutshëm që kanë marrë.

“Ai ishte i shqetësuar pak, edhe na qortoi pak ambasadori për hapa të shpejtuar dhe për përdorimin e forcës, sepse ata nuk e kishin paraparë që të përdoret forca ashtu, por ja që ka ndodhur dhe ne u munduam t’ia tregojmë shqetësimet tona ambasadorit amerikan dhe përfaqësuesit të zyrës së BE-së në Kosovë”, tha Zeqiri.

“Po ai e quajti hap të ngutshëm, pse? Ne i treguam ambasadorit që o sot o nesër ato zyre që u takojnë qytetarëve, Republikës së Kosovës, të kthehen te ta, të mos mbahen peng e të uzurpuara nga organe kriminele siç i quajmë ne, edhe pse ne i dimë se kush janë ata, struktura paralele, Lista Serbe, për ne ato janë të uzurpuara, nuk mund të ketë ndonjë funksionim normal të administratës nëse komunat janë të uzurpuara nga një shtet ose një strukturë e tillë”, tha ai.

“Ambasadori amerikan insiston që ne të funksionojmë nga ato zyrat ku jemi betuam, që të mos merren hapa të dhunshëm, me forca të policisë e gjëra të ngjashme, kjo ishte ajo që biseduam. Por të shohim tash se si po vendosim e po veprojmë. Ne u dakorduam që me dëshirë do të shkonim në zyrat e administratës komunale, për të funksionuar në mënyrë normale, por meqë ka probleme tash të shohim, ne edhe aty e cekëm, te ambasadori, që probleme po shkaktojnë bandat kriminale serbe duke i frikësuar, duke i dhunuar edhe vetë qytetarët shumicë atje e për t’i bindur ata që të veprojnë sipas tyre. Këto tema i biseduam me ambasadorët, por edhe ata ishin të informuar për këto gjëra, por megjithatë ai e quajti hap të ngutshëm këtë që bëmë ne”, tha Zeqiri.

Tags: Ambasadori Amerikan Kosove SHBA VeriuIzmir ZeqiriKryetari i Zubin PotokutNa qortoi
ShareTweetShare
Previous Post

Ky është ish-zyrtari i komunës së Gjakovës që u arrestua sot, dyshohet se kishte keqpërdorur detyrën

Next Post

Zhvillimet në veri, Sejdiu: Institucionet kosovare të bashkëpunojnë me ndërkombëtarët

Next Post
Zhvillimet në veri, Sejdiu: Institucionet kosovare të bashkëpunojnë me ndërkombëtarët

Zhvillimet në veri, Sejdiu: Institucionet kosovare të bashkëpunojnë me ndërkombëtarët

Lajmet e fundit

Kapet me patentë-shofer false të Zvicrës – iniciohet procedurë penale ndaj të dyshuarit në Gjakovë

Kapet me patentë-shofer false të Zvicrës – iniciohet procedurë penale ndaj të dyshuarit në Gjakovë

24/05/2025
Behrami e quan frikacak Kurtin: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë

Behrami publikon videon e rrallë të Thaçit, e cilëson mbajtjen e tij nga Haga si padrejtësinë më të madhe të shekullit

24/05/2025
Makina të shumta në radhë, rihapet tuneli i Llogarasë, pa pagesë gjatë sezonit veror

Makina të shumta në radhë, rihapet tuneli i Llogarasë, pa pagesë gjatë sezonit veror

24/05/2025
E rëndë në Banjë të Malishevës – 75-vjeçari rrëzohet në shtëpi gjatë natës, humb ndjenjat dhe vdes në vend

E rëndë në Banjë të Malishevës – 75-vjeçari rrëzohet në shtëpi gjatë natës, humb ndjenjat dhe vdes në vend

24/05/2025
Altin Arapaj u vra për një shtëpi, zbulohet motivi i krimit në Greqi, del fotoja e autorit

Altin Arapaj u vra për një shtëpi, zbulohet motivi i krimit në Greqi, del fotoja e autorit

24/05/2025
Egli Tako rikthehet në muzikë, paralajmëron këngën “Jetë” – publikohet më 26 maj

Egli Tako rikthehet në muzikë, paralajmëron këngën “Jetë” – publikohet më 26 maj

24/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Kapet me patentë-shofer false të Zvicrës – iniciohet procedurë penale ndaj të dyshuarit në Gjakovë

Kapet me patentë-shofer false të Zvicrës – iniciohet procedurë penale ndaj të dyshuarit në Gjakovë

24/05/2025
Behrami e quan frikacak Kurtin: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë

Behrami publikon videon e rrallë të Thaçit, e cilëson mbajtjen e tij nga Haga si padrejtësinë më të madhe të shekullit

24/05/2025
Makina të shumta në radhë, rihapet tuneli i Llogarasë, pa pagesë gjatë sezonit veror

Makina të shumta në radhë, rihapet tuneli i Llogarasë, pa pagesë gjatë sezonit veror

24/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.