Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, kishte kërkuar nga të tubuarit para ndërtesës së Komunës në Zveçan që të lëvizin, në mënyrë që të kalojnë dy automjete të njësisë speciale të Policisë së Kosovës.
Të tubuarit nuk lejuan duke thirrur “tradhti”.
Siç ka raportuar REL-i, kur ndaloi pranë mjetit të njësisë speciale, ata hodhën shishe boshe në drejtim të tij.
Në tri komunat veriore qytetarët serbë të udhëhequr nga Lista Serbe, janë mbledhur për të protestuar kundër kryetarëve të sapozgjedhur në veri. Kjo protestë shpreh kundërshtimin e tyre ndaj procesit të zgjedhjeve dhe rezultateve të tyre në këto komuna.