Ka përfunduar takimi i ambasadorit amerikan Jeff Hovenier me Kryetarin e Zubin Potokut Izmir Zeqiri dhe atij të Zveçanit Ilir Peci, në Zyrën e BE-së në Prishtinë. Amabasadori Hovenier është larguar nga objekti dhe nuk është prononcuar për media.
Ndërsa, dy kryetarët vazhdojnë të qëndrojnë akoma brenda objektit.
Kryetarët e Vetëvendosjes munguan sot në takim me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier.
Erden Atiq kryetar i Mitrovicës së Veriut nga Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se së shpejti do të takohen me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, nga i cili tha se presin mbështetje.
“Do të takohemi së shpejti. Me shumë kënaqësi. Presim mbështetje dhe bashkëpunim”, u shpreh Erden Atiq në një përgjigje për Gazetën Express.