Kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, dhe ai komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, të dy nga Lëvizja Vetëvendosje nuk janë duke marrë pjesë në takimin me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, shkruan Gazeta Metro.
Ky takim është thirrur nga vetë ambasadori amerikan, ku të ftuar kanë qenë Atiqi dhe Hetemi, si dhe Izmi Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut, dhe Ilir Peci, kryetar i Zveqanit.
Këta dy të fundit janë duke marrë pjesë në takimin me Hovenier.
Takimi është duke u mbajtur në zyrat e Bashkimit Europian.
Në këtë takim edhe pse nuk është zyrtarisht e ditur se çfarë do të diskutohet, duke parë situatën dhe zhvillimet në veri, në komunat veriore, mund të aludohet se do të bisedohet pikërisht për këtë çështje.