Gazetarët në terren raportojnë se përfaqësues të Listës Serbe janë duke negociuar me KFOR-in edhe në Leposaviq.
Më herët ishte informacioni se kryetari i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Goran Rakiq, është duke biseduar me përfaqësues të misionit të NATO-s në Zveçan.
Sipas raportimeve, Rakiq tha se kërkesë e serbëve atje është që kryetari i ri i kësaj komune, Ilir Peci, të mos hyjë në objektin komunal.