Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka reaguar eurodeputetes, Viola von Cramon, pasi kjo e fundit në Zveçan iu tha forcave policore ”çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi”.
Sipas Dimal Bashës, sjellja e eurodeputetes është “mentalitet imperialist” si dhe “i turpshëm”.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se “nuk ndihen inferior”, duke iu referuar raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën.
”Nuk po muj me besu se ku e gjejnë guximin m’u sillë si kauboj në vend t’huj. Ky është një mentalitet imperialist dhe i turpshëm. Paramendone një deputet të BE-së duke ofendu policinë gjermane”.
“Për besë ne mundemi me qenë t’varfër, por s’ndjehemi aspak inferior dhe kemi policinë me shumë dinjitet. Këso sjellje s’kanë vend n’Republikën e Albin Kurtit, sepse nuk lejohet askush me ofendu policinë në kryerje të detyrave”, ka shkruar Basha në Facebook